Rreth nesh

Qëllimi kryesor i Qendrës “FuturAL”, është:

Të promovojë dhe zbatojë mekanizma të qëndrueshëm të shoqërisë në drejtim të rritjes së kapaciteteve dhe nxitjes së aktivizmit tek të rinjtë dhe të rejat, veçanërisht vajzat dhe gratë në mbështetje të pranimit dhe pjesmarrjes së tyre në shoqëri me qëllim fuqizimin e sistemeve dhe komunitetit si në nivel individual, social por edhe me gjerë. Qendra synon të stimulojë dhe të mbështesë kërkime dhe ndërhyrje cilësore mbi çështje të rëndësishme të politikave publike në lidhje me të rinjtë, gratë/femrat apo edhe me grupet e margjinalizuara, për të cilët është e nevojshme mbështetja, promovimi, ndërgjegjësimi mbi baza aktivizmi si në nivel social, kulturor, eknomik si dhe politik dhe ti bëjë gjetjet e arritjet gjerësisht të njohura për publikun e gjerë si dhe për politikë - bërësit.

Vizioni i Qendrës FuturAL është që të krijojë kushtet e përshtatshme për ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve për aktivizëm, rritjen dhe nxitjen e pjesëmarrjes duke shfrytëzuar mekanizmat ekzistues apo nëpërmjet krijimit të mekanizmave të rinj të dedikuar për të rinjtë, vajzat dhe grate, grupet e margjinalizuara në bashkëpunim me profesionistë, institucione shtetërore institucione të pavarura, shoqërinë civile. Kjo do të mundësojë koordinimin e përpjekjeve për zhvillimin jo vetëm personal por edhe shoqëror afatgjatë të aktivizmit dhe shtrirjes së tij në çdo fushë veprimi, rritjen e transparencës, rritjen e llogaridhënies si dhe garantimin e zhvillimit të një shoqërie të shëndetshme dhe të qëndrueshme.